Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani ka gjetur golin në sfidën Barcelona – Napoli. Mbrojtësi dardan ka gjetur golin kur kishin kaluar 30 minuta lojë në Katalonjë. Ishte skuadra vendase e drejtuar nga Xavi që e kishte vënë në drejtim sfidën fillimisht duke shënuar dy gola me autorë Fermin Lopez dhe Joao Cancelo. Ish-mbrojtësi i Partizanit e realizoi golin në minutën e 30 të takimit pasi u asistua nga Matteo Politano.
sfidanti.al