Si të mos shënosh kur vesh këpucët e Kristiano Ronaldos?

Në kohën e Pelesë, Pushkashit e Gerd Mylerit nuk kishte futbollistë që të krijonin markën e tyre të këpucëve dhe t’i emërtonin me inicialet e tyre. Do të kishte qenë bukur që të luhej futboll me një palë këpucë me shkronjat e stampuara “FP10” apo “GM13”.

Sot kjo gjë ekziston me Kristiano Ronaldon që ka “brandin” e vet, dhe me një futbollist të njohur që shënon gola me të mbathura të tilla të këmbës. Ky lojtar është askush tjetër, por një nga sulmuesit më të mirë të Anglisë, Xhemi Vardi. Goli i shkëlqyer që realizoi ndaj Italisë, u ndihmua padyshim nga talenti i yllit të Leisterit, por edhe nga këpucët me stampën “CR7”, siç e treguan qartë fotografitë me zmadhim të botuara në shumë gazeta britanike apo edhe botërore.

Ankesa e vetme e mediave ishte që ai nuk duhet t’i rezervojë këpucët “CR7” vetëm për Leisterin, për të cilin i ka veshur dhe ka shënuar disa herë, por edhe për Anglinë. Ndoshta, ky ishte shkaku që nuk kishte realizuar gola me kombëtaren që nga 26 marsi 2017 ndaj Lituanisë.

Sfidanti.al