Euzheni Bushard do te jete nje prej protagonisteve ne turneun e Bogotase ne Kolumbi. Tenistja kanadeze nuk po perjeton momentin me te mire ne karrieren e saj sportive dhe per kete ajo ka folur ne nje interviste ne vendin amerikanolatin duke permendur edhe te ardhmen.
‘Prioriteti im eshte te luaj tenis sepse me pelqen ta bej kete dhe se dua kete sport-tha Bushard-por une e di qe kam edhe opsione te tjera per te vijuar karrieren ne fusha te tjera. Tani jam e perqendruar te rikthehem ne nivelet me te mira, persa i perket modelingut, eshte nje opsion qe do ta marr parasysh kur te terhiqem nga sporti’.
Momentin me te mire ne karrieren e saj, Bushard qe tashme eshte jashte 100 tenisteve me te mira, e pati me vitin 2014 kur arriti ne finalen e turneut te Uimbelldonit qe i dha mundesine te jete edhe numri 5 i botes.
Sfidanti.al