Si nis e ardhmja e Italisë së Mançinit? Nga grumbullimi me 53 lojtarë!

Do të jetë si “Kulla e Babelit”. Kështu ka vendosur trajneri i të kaltërve, kampionë të Europës në fuqi, ndërsa do të nisë të ardhmen që shpresohet të jetë e mbarë pas katastrofës në Botëror. Italia pësoi “gjëmën” për herë të dytë radhazi duke mos shkuar dot finalet e Kupës së Botës pas humbjes me Maqedoninë e Veriut. Roberto Mançini si fillim ka organizuar një grumbullim me një numër tepër të madh lojtarësh, që janë të rinjtë më interesantë të futbollit italian sot për sot. Do të jenë 53 lojtarë në Koverçano, talentet e së ardhmes, që nga portieri Karnezeki (që kërkohet nga Lacio për të zëvendësuar Strakoshën) e deri tek djali i Paolo Maldinit. Italia do të luajë në Ligën e Kombeve ndaj Anglisë, Gjermanisë dhe Hungarinë si dhe do të ketë një superfinale kontinentale ndaj Argjentinës në “Uembli”.

Sfidanti.al