Është në mes të dy zjarreve, dhe e ka shumë të vështirë për të zgjedhur. Liverpuli duhet të luajë me maksimumin e forcave ndaj Uolvesit për të fituar ndeshjen dhe për të pasur shpresë për titullin në Premier Ligë. Ku i dihet, Mançester Siti mund të gabojë dhe të kuqtë nuk mund të lëshojnë “pe”. Nga ana tjetër, ekipi duhet të jetë i plotë për finalen e Championsit fundjavën e ardhshme ndaj Realit në Paris. Gjithsesi, as në Francë nuk ka garanci për fitoren, pra çfarë duhet të bëjë Jurgen Klopi me Mohamed Salahun dhe Virgil Van Dajkun. Nga një anë është lajm i madh që sulmuesi dhe mbrojtësi i qendrës janë kthyer në stërvitje pas dëmtimeve që patën në finalen e Kupës ndaj Çelsit. Nga ana tjetër, Klopi nuk pritet të rrezikojë aq shumë dhe ata mundet që të luajnë disa minuta për t’u ruajtur për Realin. Sidoqoftë, do të varet sesi do të shkojë ndeshja ndaj Uolvesit.
Sfidanti.al