Si mund ta thotë Blateri tani se ishte gabim që Katarit iu dha Kupa e Botës?!

Ish-presidenti i FIFA-s sot nuk ka asnjë funksion dhe mund të jetojë vetëm për të shkruajtur kujtimet, për të dhënë intervista apo për të bërë gjëra të tjera që i pëlqejnë. Për Zep Blaterin nuk pati burg (mos e Zot) edhe pse akuzat për korrupsion ishin aq të mëdha saqë ndërhyri FBI-a amerikane dhe e detyruan të jepte dorëheqjen nga posti. Nuk ia vlen të lodhesh shumë për të kujtuar se një gjykatë zvicerane e nxorri të pafajshëm (ashtu si edhe Platininë), dhe se rezultati i vetëm i “skandalit” ishte largimi i tij nga FIFA. Gjithsesi, Blateri është interesant edhe sot kur deklaron (2 javë para fillimit të Botërorit) se “ishte gabim që Katarit iu dha e drejta për të organizuar Kupën e Botës”. Zvicerani deklaroi se dëshira e tij ishte që të fitonte SHBA në 2022, pas Rusisë në 2018 sepse “Katari është vend i vogël”.

Sfidanti.al