Shqipëria fiton pozicione edhe në FIFA

Barazimi në Pragë me Çekinë dhe fitorja në Tiranë me Poloninë e ngjiti Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Kjo i ka ndihmuar kuqezinjtë që të rriten në renditjen e FIFA-s në vendin e 62, tre pozicione më shumë se klasifikimi i fundit, madje duke lënë pas dhe skuadra si Bosnje Hercegovina dhe Afrika e Jugut. Përsa i përket ekipeve europiane, Shqipëria renditet në vendin e 30.

Për Poloninë situata nuk është e mirë, me rivalët e Shqipërisë që e shohin veten në vendin e 30, duke zbritur plot 6 vende, ndërsa Çekia nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur e 37-ta.I shujt Faroe kanë zbritur me një pozicion në vendin e 131-të, ndërsa Moldavia është ngjitur me katër vende duke u renditur në vendin e 160-të.

sfidanti.al