Federata e Futbollit të Kosovës, reagon në lidhje me incidentet e stadiumit të Bukureshtit ku thirrjet “Kosova është Serbi” kushtëzuan sfidën e dardanëve me Rumaninë. Në një postim të gjatë, FFK sqaron se ka kërkuar ndalimin të lojës deri në tërheqjen e pankartave dhe sloganeve të urrejtjes gjatë ndeshjes.
“Kjo kërkesë e FFK-së është miratuar nga delegati i ndeshjes dhe derisa janë tërhequr të gjitha pankartat dhe janë ndalur të gjitha thirrjet urrejtëse kundër Kosovës nuk ka rifilluar ndeshja”, theksohet ndër të tjera.
“Pas incidentit të këtillë, është kërkuar nga delegati i UEFA-s të evidentohen të gjitha shkeljet që kanë rezultuar me vërejtje ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe është kërkuar që të gjitha shkeljet të procesohen te organet përkatëse të UEFA-s.
Federata e Futbolli e Kosovës po ashtu iu ka drejtuar Komisionit Disiplinor të UEFA-s me kërkesën që të merren masat adekuate në raport me brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur nga tifozët e kombëtares së Rumanisë”, shton FFK.
Sfidanti.al