NBA në zi, ndërron jetë ish-ylli i Boston dhe Orlandos në moshën 42-vjeçare

Brandon Hunter, i cili luajti për Boston Celtics dhe Orlando Magic, ka ndërruar jetë papritur në moshën 42-vjeçare. Kryetrajneri i basketbollit i Universitetit të Ohajos, Jeff Boals, dha lajmin për vdekjen e Hunter në rrjetet sociale të martën mbrëma, duke shkruar se ishte një “ditë e trishtuar”.

“Brandon Hunter, iku shumë shpejt. Një nga më të mirat që ka veshur ndonjëherë fanellën e skuadrës sonë, #RIP.” Boals nuk dha informacione më të detajuara për shkakun e vdekjes së ish-lojtarit të NBA-së. Hunter ka qenë basketbollist i shquar në Shkollën e Lartë të Universitetit Withrow përpara se të bëhej një “Bobcat” me ekipin e basketbollit të meshkujve të Universitetit të Ohajos nga 1999-2003.