Shqipëri-Poloni, pikëpyetjet dhe bindjet e Sylvinho-s

Në grupin E të eleminatoreve të Kupës së Botës, situata është një nga më interesantet e gjithë fushatës Euro 2024. Republika Çeke që këtë të dielë nuk do të zbresë sërish në fushë, do të mbetet në kuotën 8 pikëve ndërsa Shqipëria dhe Polonia që duelojnë 2 vite pas asaj sfide të rëndësishme eleminatore të botërorit po në Tiranë, kanë mundësi t’i rrëmbejnë vendin e parë ekipit çek nëse regjistrojnë fitore në këtë duel. Nëse në kampin polak ka shumë pikëpyetje përsa i përket formacionit, klimës në dhomën e zhveshjes, trajnerit Santos i cili është në “fije të perit”, situata konsiderohet shumë më e mirë në kampin kuqezi.

Barazimi në Pragë është lajmi më i mirë i mundshëm jo vetëm për një pikë të fituar por edhe për faktin që kryesuesit e grupit nuk u shkëputën në krye. Gjithsesi, probleme mund të ketë edhe ekipi i Sylvinhos në këtë moment delikat. Një nga disavantazhet është aspekti fizik. Sërish përballë një skuadre shumë fiyizik çka kërkon shumë energji. 90 minuta të tjera sakrifice dhe llogaritur faktin që Polonia u ndesh me një kundërshtar më modest si Ishujt Faroe, në serbatorin e miqve mund të ketë më shumë karburant.

Një problem tjetër për trajnerin Sylvinho mund të jenë edhe alternativat në mesfushë pasi me gjendjen jo të mirë të Bares dhe mungesën e sigurt të Laçit, ygjedhjet në dispozicion të tij tkurren, ndërsa pjesa tjetër e grupit mbetet në dispozicion të teknikut që ndryshe nga Edi Reja dy vite më parë, nëse kthen sytë nga stoli, ka shumë alternativa më shumë dhe sigurisht, një publik fantastik që mund të jetë lojtari i 12 në fushën e lojës për kuqezinjtë.

Sfidanti.al