Gjysmëfinalja e turneut të fundit grand slam të sezonit US Open mes Daniil Medvedev dhe Carlos Alcaraz është mbyllur në favor të tenistit rus që kaloi me lehtësi në 4 sete fituesin e Wimbledon. Pas 3 orëve e 22 minutave lojë, Medvedev triumfoi di 7-6, 6-1 3-6 6-3.
Në finalen e programuar për t’u zhvilluar të dielën në fushën krysore të Flushing Meadows, Medvedev do të ndeshet me numrin 1 të botës dhe favoritin Novak Djokovic që kërkon turneun e 24 grand slam të karrierës pas dështimit në finalen e Londrës pak javë më parë. Në gjysmëfinalen tjetër, Nole eleminoi amerikanin Ben Shelton. Kjo është hera e dytë që dy tenistët do të ndeshen në finalen e US Open pasi ndodhi e njëjta gjë dy vite më parë ku tenisti rus u imponua ndaj serbit.
sfidanti.al