Ndeshjen e mbrëmjes së dielë në “Air Albania” do ta drejtojë një arbitër me shumë eksperiencë. UEFA ka publikuar emrat e xhaketave të zeza që do të vendosin drejtësi në këtë 90 minutësh me shumë rëndësi për Shqipërinë por edhe për skuadrën e Robert Levandovskit teksa ka vendosur një arbitër të La Ligas si përgjegjës për të mbajtur drejtësinë.
Jose Maria Sanchez do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës Shqipëri-Poloni. Kuqezinjtë duhet të bëjnë kujdes mbrëmjen e së dielës, pasi arbitri spanjoll njihet për nxjerrjen e shpeshtë të kartonave. Atij nuk i pëlqejnë aspak protestat e lojtarëve, ndërsa ka një eksperiencë shumë të gjatë në nivelet ndërkombëtare pasi mban prej shumë vitesh stemën e FIFA-s.