Bëri bujë ditën e shtunë lajmi i shitjes së portierit Alen Sherri në Itali, në Serinë A. “Sky Sport” fillimisht bëri të ditur se portieri i Egnatias do të kalojë te Kaljari dhe më pas gjithçka u konfirmua nga klubi rrogozhinas. Sherri, kampion në fuqi me fanellën e Egnatias, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin ishullor, me të drejtë zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Te Kaljari, shkodrani do të jetë zëvendësuesi i Skufet. Sipas drejtuesve të klubit rrogozhinas, shitja e Sherrit ka sjellë në arkat e Egnatias 500 mijë euro, ndërsa shtypi sportiv italian evidenton faktin se portieri është blerë për 300 mijë euro dhe kampionët e Shqipërisë ndërkohë ruajnë edhe 10% të vlerës së kartonit.
sfidanti.al