Barcelona pret përgjigjen e Nico Williams

Nico Williams duket i destinuar për t’u bërë pjesë e Barcelonës. Sulmuesi i majtë i kombëtares së Spanjës, i cili zhvilloi një Europian magjik, është vënë në qendër të vëmendjes së merkatos. Lojtari bask ndodhet me pushime pas triumfit në Gjermani 2024, ndërkohë që në Spanjë çdo ditë flitet për të dhe mundësinë e transferimit te katalansit. Sipas asaj që shkuan “Sport.es”, Barcelona është përqendruar të mbyllë sa më shpejt këtë transferim, që do ishte përgjigja ideale kundrejt Realit që firmosi me Kylian Mbappe. 22-vjeçari, i cili ka shkëlqyer edhe tek Athletic Bilbao, ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Por sipas shtypit sportiv iberik ai është dakord për transferimin në “Camp Nou”. Barcelona ka gati një kontratë 5-vjeçare për Williams, tek i cili beson shumë. Futbollist që së bashku me Lamine Yamal mund të formojë një dyshe fenomenale, ashtu siç dëshmuan në Euro 2024 me Spanjën.

Drejtuesit kanë konfirmuar  faktin se të gjitha kërkesat e Nicos janë plotësuar dhe paga e tij do të ketë një rritje progresive edicion pas edicioni. Barcelona, më në fund po stabilizon bilancet e saj financiare. Kreu i La Ligas, Javier Tebas theksoi se tani blaugranat kanë mundësi për të përballur një operacion të këtyre përmasave. Tani pritet që lojtari të kthehet nga pushimet, në mënyrë që të mbyllet një herë e mirë kjo histori. Me Nico Williams gati të vihet nën urdhrat e Hansi Flick. Pas mbylljes së këtij operacioni, Barça do të hidhet në sulm për Dani Olmon e Leipzigut, një tjetër objektiv i klubit.

 

sfidanti.al