Shehi beson te Buxhelaj

Paulo Buxhelaj është një nga çështjet më të nxehta në klubin e kuq. Mbrojtësi i majtë i talentuar vjet ishte një nga titullarët e ekipit, por me kalimin e kohës ai u spostua në plan të dytë e të tretë. Konkurrent në rolin e 20-vjeçarit ka një si Atanaskoski, lider në fushë dhe jashtë saj, por as në rastin kur nuk ka qenë maqedonasi, Buxhelaj nuk ka luajtur. Me ardhjen e Shehit në krye, lojtari ka kërkuar të dijë situatën e tij në lidhje me planet e trajnerit. Shehi e pëlqen vlonjatin dhe ka një plan për të. Madje burime për gazetën bëjnë me dije se durrsaku ka refuzuar ofertë huazimi për vlonjatin.

sfidanti.al