Shaqiri në “Anfild”, Klop pret edhe talentin Fekir!

Liverpuli e nisi në mënyrën më të mirë fushatën e përforcimeve, duke rënë dakord me Xherdan Shaqirin dhe Stouk Sitin. Futbollisti shqiptaro-zviceran do të jetë i të kuqve pasi për kartonin e tij të paguhen afërsisht 14 milionë paund stërlina, apo rreth 16 milionë euro. Pati interesim edhe nga Mançester Junajtid për të, madje edhe nga Lacio, veçse Jurgen Klop u tregua më bindës këtë herë.

Shaqiri ka përvojën e duhur për Liverpulin, pasi ka luajtur më parë për Bajernin dhe Interin, dhe Klopi shpreson ta ketë në skuadër për turneun amerikan që fillon në 21 korrik. Klubi anglez nuk ka hequr dorë as nga Nabil Fekir, francezi i Lionit, edhe pse dështoi për ta marrë para Botërorit.

Sfidanti.al