Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, e komentoi nga një këndvështrim tjetër suksesin e përfaqësueses së Kroacisë në këtë kampionat botëror, ku ajo ka arritur deri në finale të tij dhe ku do të ndeshet të dielën me Francën.
“Në fakt, ajo që ka arritur Kroacia, është një sukses i madh për një vend, kampionati i të cilit është i një niveli të ulët, ndërkohë që shumica e lojtarëve luan jashtë vendit. Për këtë arsye, për të gjithë ata që luajnë futboll jashtë vendit të vet, kjo është një diçka e veçantë”, thotë Murinjo, duke shtuar: “Kjo që ka arritur Kroacia, është një nxitje e fortë për të gjithë vendet e vegjël, ku, gjithashtu, luhet futboll. Tani, të gjithë duhet ta kuptojnë se futbolli nuk u përket vetëm atyre vendeve që kanë kampionatet më të fortë, përkundrazi, Gjermania dhe Spanja u eliminuan herët, kurse Italia dhe Holanda nuk arritën as të marrin pjesë më kampionatin botëror. E gjithë kjo tregon se edhe vendet e vegjël evropianë kanë një potencial të fortë futbollistik, por ky i fundit duhet të shfrytëzohet, pra, të kultivohet, ashtu siç duhet, që të arrihet ai nivel që ka arritur Kroacia”, tha Murinjo.