Është kapiteni Xhordan Henderson që e thotë, duke zbuluar një veçanti në ceremoninë e kremtimit të titullit kampion në “Anfild” në fund të sezonit të kaluar. Të kuqtë e arritën triumfin e madh pas një pritjeje 30-vjeçare dhe nuk mungoi shampanja tradicionale, veçse pati një “rreng”. “Ne kishim shampanjë pa alkool, – tha Hendersoni, – sepse ne nuk donim të ofendonim dy shokët tanë të besimit mysliman, Salahun e Manenë. Ne u lagëm me shampanjë, por ajo ishte ndryshe. Ne në skuadrën tonë nuk kemi mungesë tolerance, por përse ka në vende të ndryshme në botë?” Në Angli ka ndodhur që është përdorur shampanjë me alkool, siç është tradita e vendit europian, por është kërkuar falje kur kjo ka ndodhur me lojtarë myslimanë, siç bëri futbollisti i Eseksit, Tom Uestli, pas triumfit në turneun e kriketit “Bob Uillis”.
Sfidanti.al