Për CR7-ën nuk ia vlen të flitet shumë sepse ai vazhdon “me kokë të vet”. Në 38 ndeshje në vitin 2020 ka shënuar 41 gola (vetëm me klubin), diçka vërtet për t’u mahnitur edhe për një 25-vjeçar. Me dy golat në fushën e Parmës, portugezi bëri autokritikë për paraqitjen e dobët ndaj Atalantës dhe tregoi se Juvja mund të mbështetet gjithnjë tek ai. Fitorja 4-0 e kampionëve bëri që ata të jenë shumë pranë Milanit dhe Interit, një “telefonatë” për rivalët milanezë për të thënë se është gjithnjë aty.
“Po arrijmë në atë nivel ku dua unë dhe lojtarët, – thotë trajneri Andrea Pirlo, – më pëlqen ajo që bëjmë kur topin e kanë kundërshtarët. i lumtur për Moratën, për Ronaldon, por edhe për Kulushevskin dhe Ramsejn. Kështu jemi padronë të lojës”. Morata shënoi një gol dhe një tjetër Kulushevski që nuk festoi meqë ka luajtur më parë me Parmën. Për Moratën, Pirlo tha se kishte qenë gjithnjë zgjedhje e parë, por ishte penguar nga Atletiko. Ronaldo, ndërkaq arriti Sivorin, si i fundit lojtar që kishte shënuar 33 gola në Serinë A në një vit diellor. Më përpara janë Nordal (36) dhe Feliçe Borrel (edhe ky juventin) me 41.
Sfidanti.al