Neymar, dëmtimi në kavilje e kthen në fushat e lojës në janar 2021

Paris Saint Germain konfirmon se Neymar do të kthehet në fushat e lojës në muajon pas dëmrimt të pësuar në kaviljen e majtë. Klubi në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se futbollisti po trajtohet [ër një dëmtim të kockës në qendrën stërvitore të Ooredoo.,

Neymar u dëmtua të dielën e kaluar në ndeshjen mes Paris Saint Germainit dhe Lyonit kur Thiago mendes ndërhyri ashpër ndaj tij, ndërkohë që sfida u mbyll 0-1 për skuadrën e Rudi Garcias. Futbollisti u largua nga fusha e lojës me barelë mes lotëve që bënë që te Paris Saint Germaini të mendohej më e keqja

‘Ishin lotë të shkaktuar nga dhimbja, dëshpërimi, frika, ankthi, kirurgjia, patericat dhe të gjitha kujtimet e shëmtuara-tha Neymar një ditë pas dëmtimit

sfidanti.al