Nuk është fjala për ndonjë kat miniere, por për personalitetin. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, u ngacmua në prag të duelit të Championsit ndaj Atletikos, se ai është natyrë tepër e hedhur, pak a shumë “vullkanik” me reagimet në vijën anësore. “Unë jam impulsiv, por nuk krahasohem dot me Simeonen, – tha gjermani duke qeshur, – unë jam në nivelin e 4-ët, ndërsa ai në nivelin e 12-të”. Klopi vlerësoi rivalin argjentinas si “një makinë rezultatesh”. “Atletiko e Simeones ka kohë që arrin suksese, – ishin fjalët e teknikut liverpulas, – ata kanë arritur shumë finale, ndërsa tani ishte koha për të ndryshuar. Kanë marrë mjaft lojtarë të rinj, me potencial, disa me përvojë, por kuptohet duhet kohë për t’u përshtatur. Unë sërish e shoh këtë skuadër si makinë rezultatesh, dhe çfarëdo që të ndodhë Atletiko do të jetë aty, pra e rrezikshme”.
Sfidanti.al