Salah te Trabzonspori do numrin 10 të Ernest Muçit

Mohamed Salah është zyrtarisht futbollist i Trabzonsporit, ndërsa menjëherë pas prezantimit ka ardhur edhe një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re. Ylli egjiptian ka kërkuar të mbajë fanellën me numrin 10, e cila deri tani i përkiste Ernest Muçit. Klubi turk ka pranuar kërkesën e Salah, ndërsa sipas raportimeve ka qenë vetë futbollisti shqiptar që ka dhënë pëlqimin për t’ia lëshuar numrin e preferuar.

Ndërkohë, e ardhmja e Muçit vijon të mbetet në qendër të merkatos. Për mesfushorin ofensiv shqiptar interesohen disa klube nga Gjermania, Anglia dhe Italia. Megjithatë, Trabzonspori nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga kartoni i tij. Raportimet bëjnë me dije se klubi turk kërkon të paktën 20 milionë euro për të lejuar largimin e Muçit. Tashmë mbetet për t’u parë nëse në ditët e mbetura të merkatos do të mbërrijë oferta e duhur për ta transferuar shqiptarin në një kampionat tjetër europian.