Rumenige: U asfiksova nga borxhet, por Barcelona është Katalonja!

Nuk e mendon në asnjë moment që një klubi të tillë mund t’i ndonjë diçka e keqe që mund ta bëjë të përfundojë në falimentim. Karl-Hajnc Rumenige është një gjerman tipik, një “llogaritar shumë i mirë”, por mendon se Barcelona është kaq e rëndësishme për Katalonjën saqë as mbi 1 miliardë euro borxhe nuk mund ta shkatërrojnë. “Nëse Bajerni do të kishte kaq borxhe, mua nuk do të më zinte gjumi natën, – tha shefi ekzekutiv bavarez, – por, gjithsesi nuk do të ndryshojë asgjë. Një klub si Barcelona nuk mund të zhduket thjesht për rëndësinë e madhe që ka në Katalonjë”.

E thënë kjo, Rumenige vë duart në kokë kur mendon për situatën ekonomike të katalanasve. “Dëshpërohem dhe revoltohem pa masë sesi një klub mund të futet në borxh në këtë mënyrë, – tha ai, – lexova gazetën për borxhet e Barçës kur po haja mëngjes dhe për pak u mbyta. Ne në Gjermani ndjekim modele të tjerë, jo kështu si në Barcelonë apo si në Serinë A ku edhe sot nuk paguhen rrogat”.

Sfidanti.al