Titujt në Itali janë të qartë dhe me shkronja të mëdha. Paolo Maldini dhe klubi kuqezi bënë një sforco për të kënaqur trajnerin Stefano Pioli, në mënyrë që të realizojë ëndrrën “titull”. Në Milanelo janë bashkuar me skuadrën Tomori, Meite dhe Manxhukiç, tre përforcime shumë të mira për Milanin që të vazhdojë të mbajë vendin e parë në renditje. Tre humbjet në ndeshjet e forta, 1-3 me Juventusin, 0-3 me Atalantën dhe 1-2 me Interin treguan limitet e një ekipi ende të ri, edhe pse ka Ibrahimoviçin si dhe mjaft lojtarë të talentuar.
Në të kundërt, tek Interi nuk pati as “hyrje” dhe as “dalje”. Kjo gjë pak a shumë pritej, pas lajmeve për gjendjen jo optimale të financave të klubit zikaltër pronarët e të cilit kërkuan edhe blerës për aksionet. “Tregtia e Kontes është në … Apiano Xhentile”, shkruan “La Gazeta delo Sport”. Tashmë janë gati D’Ambrozio dhe Vesino, po ashtu në dispozicion është një lojtar i mirë si Pinamonti. Sensi pritet të arrijë edhe ai kulmin e formës. Trajneri Konte mund të përdorë më shumë Aleksis Sançezin dhe Perishiçin, ndërsa Eriksen është vërtet një rigjetje në rolin e regjisorit.
Sfidanti.al