Shqipëria do të presë Poloninë me kapacitet maksimal. Stadiumi “Arena Kombëtare” është gati për sfidën ndërsa disa punime të rëndësishme e kanë bërë edhe më të sigurt. Sektorët pas portave janë hapur sërish plotësisht, ndërsa risia e madhe këtë herë është instalimi i rrjetave pas portave për të bllokuar sendet e hedhura nga shkallët, një praktikë që aplikohet në stadiume të ndryshme dhe që ka rezultuar efikase. Ky stadium do të mirëpresë edhe rreth 1 mijë tifozë polakë të cilët ndryshe nga 2 vite më parë, do të akomodhen në dy katet e tribunës “Vasillaq Zëri” për të evituar hedhjen e sendeve.
sfidanti.al