Italianët ankohen për stadiumin e Shkupit

Italia do të luajë në një fushë të papërstatshme në Shkur në kuadër të ndeshjes eleminatore me Maqedoninë e Veriut. Delegaciopni i kaltër ka publikuar disa foto në rrjete ku duket qartë se fusha e stadiumit “Tose Proeski Arena” është në gjendje të rënduar dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak.

Nga fotot duket qartë që katërkëndëshi i gjelbër është në gjendje shumë të keqe dhe nga ky fakt rrezikon shumë Italia, një skuadër shumë teknike me disa emra shumë të rëndësishëm në grup. Tifozët në rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika ndërsa barrën më të madhe do ta kenë lojtarët sonte në mbrëmje pasi në një fushë të tillë, mundësia e dëmtimeve është shumë e më madhe.

sfidanti.al