Alexis Sanchez rezulton me probleme anemie

Alarm në kampin stërvitor të Kilit ku analizat e sulmuesit të Interit, Sanchez i cili ka disa të dhëna nën normë. Bëhet fjalë për rruazat e kuqe të gjakut që e diagnostikojnë me anemi të theksuar lojtarin zikaltër.

“Nino Maravilla” u la jashtë listës për ndeshjen Kili-Uruguaj ndërsa mësohet se në klubin e Interit kanë qenë në dijeni për një problem të tillë e madje i kanë dhënë një dietë që duhet ta ndjekë rreptësisht. Gjithsesi, për momentin situata është e tillë dhe nuk ka ndryshuar pasi normat e analizave mbeten shqetësuese dhe momentalisht Sanchez nuk mund ta luajë një ndeshje futbolli pasi rrezikon shumë. Ai do të kthehet në Milano për të vijuar punën i veçuar por Inzaghi mund të mos e ketë në dispozicion gjatë javëve të ardhshme.

sfidanti.al