Nëse duhet të bëhët një krahasim, ai është dyfishi i mitikut “Wembley”. Bëhet fjalë për stadiumin “1 Maji” të Koresë së Veriut, i ndërtuar në vitin 1989 dhe me një kapacitet prej 200 mijë vendesh. Harqet në hyrje shkojnë deri në 50 metra lartësi dhe edhe pse është ndërtuar për të pritur evenimente madhore, në pjesën më të madhe të vitit ky stadium është i boshatisur.
Stadiumi me një pistë gjigande dhe një fushë të bollshme, përdoret kryesisht për aktivitetet e propagandës. Mes aktviteteve të shumta sportive të zhvilluara janë edhe një event madhështor i mundjes në vitin 1995 ku mundësit më të mirë të bitës performuan përpara 350 mijë të pranishmëve. Aktualisht zhvillohen shumë pak ndeshje futbolli dhe pak aktivitetet të tjera sportive.