Ronaldo, jo Kantona, numri 1 i Junajtidit në Premier Ligë

Sondazhi u bë përpara një ndeshjeje jubilare. Mançester Junajtid luan sfidën numër 1 000 në Premier Ligë dhe tifozëve iu kërkua që të zgjedhin lojtarin më të mirë të kampionatit, që kur ai nisi në 1992 e deri më sot. Pasi votimi përfundoi, më i miri doli Kristiano Ronaldo, por jo i mbiquajturi “Mbreti”, pra Erik Kantona.

Portugezi shkëlqeu në “Old Traford” në vitet 2003-2009, duke shënuar shumë gola, duke fituar shumë tituj kampion, një Champions dhe një finale Championsi, ndërsa francezit i njihet merita se udhëhoqi Junajtidin drejt titullit të parë kampion në 1993 pas 25 vitesh “thatësirë”.

Pas Ronaldos, u renditën Rajan Gigs, Pol Skouls dhe pikërisht Kantona. Goli më i bukur u quajt ai me roveshatë i Uejn Runit ndaj Sitit, pritja më e bukur ishte ajo e David De Geas në 2012 ndaj Huan Matës (atëherë tek Çelsi), ndërsa ndeshja më e mirë ishte fitorja 4-3 ndaj Sitit në 2009.

Sfidanti.al