Ka lënë pas Ferenc Pushkashin, edhe pse jo për mesataren e shënimit, ndërsa tani synon të mbërrijë një legjendë të jashtëzakonshme. Kristiano Ronaldo është vetëm 4 gola larg rekordit të Pelesë, dhe nëse e arrin dhe e kalon, do të kapë vendin e tretë, pra podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në futboll. Kristiano ka 763 gola ndaj 767 të “Mbretit” brazilian, i cili gjithsesi ka një mesatare shumë më të lartë, 0.92 gola për ndeshje ndaj 0.72 të portugezit. Pushkash është gjithashtu më lart me 0.99 (!!!), pasi ka shënuar 746 në 754 ndeshje të luajtura. Romario është në vend të dytë me 772 gola dhe Jozef Bican, çeku që luajti edhe për Austrinë, mban rekordin me 805 gola (apo edhe më shumë), madje me një mesatare të paarritshme prej 1.52 golash për ndeshje. Lionel Mesi është në vendin e gjashtë me 738 gola në 936 ndeshje pra me mesatare 0.79, ndërsa Gerd Myleri ka 735 gola me mesataren e shkëlqyer 0.93.
Sfidanti.al