Kombëtarja shqiptare duhet të jetë disi e shqetësuar që njëri prej mesfushorëve të saj më të mirë nuk po arrin të luajë. Gabimet në ndeshjet e kaluara tek Hamburgu (por edhe për kuqezinjtë) kanë bërë që Klaus Gjasula të ulet në stol në Gjermani, dhe që aty ndoqi ndeshjen e së hënës në mbrëmje në fushën e Holshtajn Kilit. Ishte një fund dramatik sepse vendasit barazuan në minutën e parë shtesë (autor goli, Mes), duke mos lejuar që gjermanët e veriut të arrinin fitoren e parë ndaj tyre. Bilanci i Hamburgut me Kilin (një derbi i Veriut) është 3 barazime e 2 humbje, me golat 6-11. Gjithsesi, Hamburgu kryeson Bundesligën e dytë me 17 pikë (5 fitore, 2 baraizme, 0 humbje), 4 pikë larg vendit të dytë dhe shpreson shumë që të ngjitet në elitë.
Sfidanti.al