Ronaldo arrin në Riad, pritet prezantimi dhe shpresohet të luajë të enjten!

Superylli portugez mori avionin nga Madridi për në kryeqytetin e Arabisë Saudite, dhe u prit si hero. Kristiano Ronaldo mbërriti në Riad për të nisur aventurën e tij të fundit të karrierës. Ai u prit nga drejtues të lartë të klubit të Al Nasrit dhe besohet edhe dinjitarë të tjerë, e sot pritet prezantimi si futbollist i ri i ekipit saudit. Kontrata është deri në 2025 me 500 milionë euro gjithsej, ndërsa më pas do të vazhdojë roli si ambasador i projektit të Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës në 2030, bashkë me Egjiptin dhe Greqinë. Shpresa është që CR7 të luajë që të enjten ndaj Al Taisë jashtë fushe, ndërsa në stadiumin “Mrsul Park”, Al Nasri luan pas 2 javësh në 21 janar.

Sfidanti.al