PSG do t’u japë disa ditë pushim Mbapesë dhe Hakimit

Dy futbollistët e provuan që të ishin “stakanovistë”, pra që të punon fort pa “marrë frymë”, veçse doli që kjo nuk qenka e mundur. Kilian Mbape dhe Ashraf Hakimi, në mënyrë jo karakteristike, nuk lanë gjurmë për Paris SG në humbjen 1-3 në kampionat në fushën e Lensit, ndaj edhe trajneri Kristof Galtie vendosi të vepronte. Ai u tha dy yjeve se do të bënin mirë të merrnin disa ditë pushim, të shlodheshin, të “karikonin bateritë” e pastaj të ktheheshin në ekip si vetvetja. Mbape arriti finalen e Kupës së Botës në Katar, ndërsa Hakimi arriti gjysmëfinalen, por luajti finalen e vogël ndaj Kroacisë.

Sfidanti.al