Jurgen Klopi e vlerësoi dhe e vlerëson lart, ndonëse shqiptari i Zvicrës nuk ka pasur shumë fat në “Anfild”. Xherdan Shaqiri duket gjithnjë e më larg Liverpulit, dhe ndoshta në dorën e tij mund të jetë shkruar fati i radhës, Seria A. Një rikthim në Itali, tashmë tek Roma, duket si mundësia më e madhe, dhe trajneri Fonseka ndoshta do ta donte për të rritur cilësinë dhe thellësinë e skuadrës.
Shaqiri, sipas Klopit, është një nga lojtarët më të mirë teknikisht në Europë, një futbollist që di të luajë në skuadrat më të forta të botës, por shpresa është që të mos ketë probleme fizike si deri tani. Vitin e kaluar pati rol më të madh në sukseset e Liverpulit, në Premier Ligë, por sidomos në Champions, ku shkëlqeu ndaj Crvena Zvezdës e mbi të gjitha në ndeshjen historike ndaj Barcelonës, fituar 4-0 në “Anfild”. Shaqirin e kërkon edhe Sevilja në Spanjë, ndërsa më parë ka luajtur për Bazelin, Bajernin e Mynihut, Interin dhe Stouk Sitin.
Sfidanti.al