Me siguri, nga oborri i federatës tani të gjitha bataretë mediatike do të trumbetojnë me të madhe hapin e madh të bërë nga Kombëtarja në transfertën e Stokholmit. Humbja pas një 90 minutëshi pozitiv ku Asani, Broja dhe ndoshta edhe arbitri gabuan në finalizim tashmë mund të na bëjë ta bëjmë gjumin të qetë sepse Shqipëria u kthye të paktën te humbjet dinjitoze që na kanë shoqëruar në të paktën 50 apo 60 vitet e fundit. Disfata me një gol që tregon limitet e mbrojtjes me të cilën jemi krenuar në të gjitnë fazën eleminatore, është një sinjal alarmi që tashmë në dy muajt e ardhshëm do të përkthehet si arritje. Makineria propagandistike me qëndër në FSHF me siguri nuk do të thotë asnjë fjalë për faktin se në 180 minutat e dy miqësoreve në fund rezultati ishte dy humbje, 4 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar aq sa edhe numri i lojtarëve të Superiores të aktivizuar.
Nga Pirro Bardhyli