Të gjithë trajnerët sikur i ka pjellë një nënë! Në fakt, tek Kombëtarja jonë, ligji i prejardhjes është specifik : nuk njihet nona, por njihet baba..presidenti Duka! Edhe trajneri Silvinjo, si parardhësit, na këshillon që të mos e bëjmë dramë “dramën me Kilin”. Madje kur të kërkojmë fajtorët e golave, të mos mbetemi tek mbrojtja, por t’i kerkojmë kudo. Edhe midis nesh, pa i gjetur dot, të besojmë teorinë “samba” të tij se kur pësojmë 3 gola, i pësojmë të gjithë!
Nuk prisnim nga Silvinjo të na thoshte se kjo ndeshja me Kilin na zbriti në bodrumin e errët të Kombëtares, më e dobëta e viteve të fundit. Ndofta ai nuk ka përvojë nga ndeshjet “fantazëm”, kur ekipi duket sikur nuk ka trajner në stol, por një “djall” nga sipër, që i moleps si mosmëkeq. Se si të vinte kur shikoje Hysaj, si gjithmonë “ i pafati” që pushtohet i pari nga demonët…
Sfidanti.al