“Disa ndryshime ndaj Shqipërisë”, Tomasson zbulon dy prej titullarëve

Jon Dahl Tomasson e nisi aventurën si trajneri i Suedisë me humbjen 5-2 në miqësoren kundër Portugalisë. Të hënën zbarkon Shqipëria në “Friends Arena”.

Ish-sulmuesi i Milanit theksoi në konferencën për shtypin se do të bëjë ndryshime në miqësoren e radhës, duke zbuluar edhe dy lojtarë që do e nisin nga minuta e parë përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Duhet të përmirësojmë gjithçka. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe në mënyrën se si të luajmë futboll të bashkuar. Plani ynë ka qenë gjithmonë i njëjtë: duam të bëjmë sa më shumë ndryshime. Sigurisht që përballë Shqipërisë nuk do të luajnë të njëjtët titullarë të takimit me Portugalinë. Ne duam të shohim dhe provojmë sa më shumë futbollistë në Kombëtare, duam të ketë konkurrencë të madhe. Dhe konkurrenca pozitive është gjithmonë e shëndetshme. Do të bëjmë disa ndryshime, por nuk mund të zbuloj se sa. Emil Forsberg (New York) do e nisë nga minuta e parë. Udhëtimi i gjatë nga SHBA dhe ndryshimi i orarit, ndikoi të mos e niste titullar ndaj Portugalisë. Por do të jetë titullar me Shqipërinë. E njëjta gjë vlen edhe për Samuel Gustafson (Urawa). Edhe ai do e nisë nga minuta e parë. Në çfarë roli do të luajë Forsberg? E sigurt që jo në portë… ”, u shpreh duke buzëqeshur trajneri danez i kombëtares suedeze.

sfidanti.al