Haaland nuk pajtohet me disa rregulla të futbollit

Erling Haaland zbuloi ndryshimet që do të bënte në futboll. Ylli i Manchester Cityt shënoi 52 gola për skuadrën e tij sezonin e kaluar, ndërsa lojtarët e Pep Guardiolës fituan një tripletën historike. Megjithatë, këtë sezon, lojtari norvegjez ka luftuar me një sërë dëmtimesh dhe ka ka arritur 18 gola në 23 paraqitjet e tij në Premier. Por, duke folur për podkastin zyrtar të Manchester Cityt, 23-vjeçari pranoi se nëse do t’i bënte rivëniet anësor, ai do të prezantonte teknologjinë e vijës së portës në të gjithë fushën. “E para është futja e teknologjisë së vijës së portës në të gjithë fushën, në mënyrë që të keni gjithmonë kontroll kur topi është jashtë lojës”, deklaroi ai. “Ajo që më bezdis janë rivëniet”, shpjegoi ai. “Nuk ka rëndësi se si e ekzekutoni një rivënie. Vetëm mbani dy duar në top dhe hidheni. Unë nuk i di as rregullat, por nëse e hidhni poshtë ose lart nuk ka rëndësi. Unë do ta ndryshoja këtë, thjesht të mbaj topin me dy duar. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ju duhet një afat kohor i caktuar për të kryer rivënie dhe nuk mund të bëni shumë metra, thjesht jepni një distancë”, ka shuar më tej ai.

sfidanti.al