Rey Manaj i shënon edhe Besiktas-it

Rey Manaj shënon golin e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar zhbllokoi përballjen Sivasspor-Besiktas, duke kaluar vendasit në avantazh. Minuta e gjashtë, goditje nga larg e 26-vjeçarit shqiptar dhe topi në rrjetën e skuadrës kryeqytetase. Manaj rikuperoi një top dhe gjeti golin falë një goditjeje nga larg me të majtën, që nuk u grushtua siç duhet nga portieri i Besiktasit. Avantazh i rëndësishëm për Sivassporin dhe goli numër 11 në kampionat për Manajn, i cili vijon të jetë në formë shumë të mirë sportive.

sfidanti.al