Genoa ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje përballë Lecces, ku protagonist kryesor ishte ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. 29-vjeçari hyri nga stoli dhe në minutën e 76’ realizoi një supergol me roveshatë për t’i dhënë fitoren 2-1 Genoas. Kështu Ekuban ka mundur ish-shokun e tij te Partizani, Ylber Ramadanin, me skuadrën e mesfushorit të Kombëtares që tashmë rrezikon zonën e ftohtë të mbijetesës.
sfidanti.al