Dhuna bëhet protagoniste në FA Cup

Finale plot tension në ndeshjen West Bromwich-Wolverhampton. Pas golit të 0-2 të shënuar nga Matheus Cunha, ndeshja e vlefshme për turin e katërt të FA Cup, ndeshja u ndal për shkak të pushtimit të fushës nga tifozët vendas. Një grup tifozësh të West Bromwich pushtuan fushën, duke detyruar arbitrin të pezullojë përkohësisht ndeshjen. Arsyeja e këtij veprimi nuk është ende i qartë, por duket se i atribuohet pranisë së disa tifozëve të Wolverhampton në këndin e West Bromwich. Pas pak minutash dhe ndërhyrjes së policisë, gara rifilloi si zakonisht. FA Cup komentoi situatën si më poshtë: “Trazirat që ndodhën në sfidën midis West Bromwich Albion dhe Wolverhampton Wanderers janë absolutisht të papranueshme. Siguria është gjëja më e rëndësishme dhe qëndrimet e këtij lloji janë të rrezikshme dhe të pafalshme. Ne do të hetojmë këtë incident të rëndë së bashku me dy klubet dhe autoritetet dhe do të merren masat e duhura”.

sfidanti.al