Girona kalon edhe pengesën Celta Vigo. Skuadra e Michel triumfoi 0-1 në Galici, duke siguruar tri pikë të arta falë golit të Portu (20’). 31-vjeçari finalizoi një aksion të bukur të skuadrës udhëtuese. Teksa dribloi një kundërshtar në zonë dhe tundi rrjetën me një goditje të saktë. Vendasit iu afruan në shumë raste golit të barazimit, por portieri i Gironës, Paulo Gazzaniga, ishte në një ditë të shkëlqyer. Argjentinasi u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Girona rikthehet në krye të La Ligas me suksesin e sotëm. Duke numëruar 55 pikë, një më shumë se Reali i Madridit (-1 ndeshje). Celta e Rafa Benitez, mbetet në vendin e 17-të, duke qenë vetëm dy pikë mbi zonën e ftohtë.
sfidanti.al