Renato Sanchez refuzon tre klube

Roma po kërkon dëshpërimisht një rrugëdalje për Renato Sanches, por PSG i ka mbyllur dyert pas rikthimit të tij. Megjithatë, lojtari nuk është i interesuar të kalojë në Turqi me Besiktas, Olympiacos apo PAOK, ndërsa sesioni i transferimeve po avancon, e ardhmja e portugezit duket e pasigurt. Sipas raportimeve të fundit nga gazeta sportive italiane ‘Il Corriere dello Sport’, situata është komplikuar për mesfushorin portugez. PSG nuk është e gatshme ta riintegrojë atë në skuadrën e tyre, duke e lënë Romën me vetëm një mundësi, gjetjen e një klubi të ri për të huazuar Sanches deri në qershor.

sfidanti.al