Sulmuesi norvegjez i Dortmundit u bë lojtari i parë që shënon 10 gola në vetëm 7 ndeshje në Ligën e Kampionëve për një skuadër të vetme. Kjo ndodhi pasi ai realizoi dy herë në fushën e Seviljes, duke ndihmuar Dormundin që të fitonte 3-2, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Roi Makai i Bajernit. Futbollisti 20-vjeçar u shpreh për mediat norvegjeze se “unë e dashuroj Championsin dhe kur pashë Mbapenë të shënonte 3 gola dje (të martën), unë u motivova edhe më shumë, pra duhet të falenderoj edhe atë që realizova 2 gola”. Tashmë, Halandi ka 18 gola në 13 ndeshje të këtij konkurrimi, përfshi edhe ata të realizuar për Salcburgun, ndërsa pritet që të thyejë rekordin e Mbapesë për numrin e golave në Champions deri në ditëlindjen e 21-vjetorit.
Sfidanti.al