Neymar ishte i detyruar që të mos luante ndeshjen mes Barcelonës dhe PSG në Camp Nou, kështu që e ndoqi sfidën para ekranit të televizorit. Skuadra e tij e fitoi thellë këtë ndeshje me katalanasit që morën avantazhin me një penallti të shënuar nga Messi, miku i tij i ngushtë. Por pavarësisht kësaj, Neymar nuk e përmbajti veten dhe shfryu të gjithë inatin për penalltinë që sipas tij ishte inekzistent dhe i padrejtë.
‘Ajo penallti ishte një barsaletë-ishte komenti i Neymar në Twitter, të cilin më pas futbollisti e fshiu menjëherë. Ndërsa për të festuar golin e parë të Mbappe komentoi. ‘Gol, k….’ që mesa duket këtë radhë ai nuk e fshiu.
Po këto komente aspak elegante krijuan një zhurmë të madhe dhe jo vetëm në rrjetet sociale. Tani Neymar rrezikon të skualifikohet në Ligën e Kampioneve me 2 ndeshje; Kodi i Disiplinës së UEFA parashikon sanksione nëse verifikohen fyerje apo sjellje të tjera që thyejnë rregullart bazë të sjelljes. Nëse UEFA vendos ta gjobisë, ylli i PSG mund edhe të skualifikohet për maksimumi 2 ndeshje që do të thotë se do të mungonte në sfidën e kthimit dhe në ndeshjen cerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al