PSG, Al Khelaifi shqetësohet sërish, Prokuroria zvicerane apelon vendimin për lirimin nga akuzat për korrupsion

Drejtësia zvicerane shqetëson sërish presidentin e Paris Saint Germainit Nasser Al Khelaifin. Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës Federale Penale për liriimin nga akuza të presidentit të paris Saint Germainit për korrupsion për cështjen e të drejtave televizive të Kupës së Botës, një akuzë që ishtë ngritur edhe për ish Sekretarin e përgjithshëm të FIFA, Jerome Valcke

Valcke që u shkarkua nga posti i tij në organizmin e futbollit botëror në 2016 u lirua nga akuza për keqadministrim kriminal në muajin tetor. Por ai u shpall fajtor për falsifikim dokumentash dhe u dënua me një gjobë të lënë pezull ndërkhë që u detyrua t’i paguajë FIFA 1.6 milionë Euro. Përsa i përket Al Khelaifi u lirua nga akuzat  për nxitje të korrupsionit ter Valcke. Po kështu u lirua nga akuzart edhe një person i tretë i përfshirë në këtë cështje që ishte një biznesmen grek

‘Prokuroria e Përgjithshme në apelimin e saj kërkon modifikimin e verdikteve për të akuzuarit që ata të deklarohen fajtorë për krimet që përmenden në aktin e akuzës-kërkoi Prokuroria Zvicerane në një komunikatë të saj.

Sfidanti.al