PSG vendos cmimin për Mbappe; kërkon 200 milionë Euro

Paris Saint Germain ka vendosur një cmim për Kylian Mbappe; 200 milionë Euro. Kjo është ajo që publikon e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ që ka raporte shumë të mira me Paris Saint Germainit. Po kështu kjo e përditshme zbulon edhe kërkesën e  bërë nga futbollisti; 30 milionë Euro bruto në vit, shifra këto qëe janë të pamundura për t’u paguar për cdo klub duke parë edhe situatën aktuale financiare

Reali i Madridit mendonte se Paris Saint Germain do të kërkonte  150 milionë Euro për Mbappe, por sipas ‘Le Parisien’ në fakt janë 200 milionë. Kjo e bën të pamundur për Realin e Madridit që të tentojë blerjen e Mbappe verën e ardhshme dhe shpresa e Los Blancos është që sulmuesi të mos e rinovojë kontratën me Paris Saint Germain dhe të largohet falas në vitin 2022

Por Reali i Madridit nuk është I vetmi klub që dëshiron të sjellë në radhët e tij Kylian Mbappe. Sipas ‘Le Parisien’  për talentin e Paris Saint Germain janë të interesuar edhe Liverpool, Juventus e Manchester City.

Sfidanti.al