Real Madrid lëshoi një deklaratë mesditën e së shtunës, duke mohuar çdo negociatë me Kylian Mbappé. Klubi i bardhë ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë përballë lajmeve që e përfshijnë në merkato, por nuk duroi më dhe hodhi poshtë zërat që konsideron se mund ta dëmtojnë dhomën e zhveshjes aktuale të madrilenëve.
E vërteta është se deklaratat e fundit të Real Madridit për çështjen e transferimeve kanë pasur protagonist PSG-në. Gjatë verës së kaluar, deklarata për gjithçka që u tha rreth Mbappe ishte gati të dilte nga “furra”, por në fund nuk e panë si momentin e duhur për ta bërë këtë, diçka që ka ndodhur tani. Në fakt, po këtë javë, “MARCA” foli për atë që bota e futbollit, e cila u mblodh për “Topin e Artë”, mendonte se do të ishte e ardhmja e Mbappe, ndërsa raportoi se Real Madridi heshti dhe për momentin mbeti anash. E papranueshme është konsideruar në Valdebebas thashathemnaja për shifrat dhe ndikimin e ardhjes së tij të mundshme në dhomat e zhveshjes madrilene. Interesi është kthyer në marrëveshje. Nëse klubi i bardhë është karakterizuar nga diçka në vitet e fundit, është ta mbajë dhomën e zhveshjes të bashkuar dhe të mos lërë hapësirë për të gjeneruar ankesa krahasuese, sidomos në mes të sezonit.
sfidanti.al