Ramadani mund të transferohet te Interi në janar

Ylber Ramadani, i cili është një ndër surprizat e Leçes këtë sezon dhe gati për t’u afruar te zikaltrit e Interit. Mesfushori ishte një tjetër intuitë e drejtorit Corvino të Lecces që e bleu për 1.2 milionë nga Abeerden. Puna e Ausilios ka çuar për një interesim për mesfushorin e Kombëtares, gjë që e ka konfirmuar vetë lojtari në një prononcim për “Analizë kuqezi”, ku pohon se menaxheri i tij është takuar me drejtorin e Interit në Tiranë gjatë ndeshjeve të Kombëtares. Ndërkohë, sipas “ilromanista.it”, Ausilio po tenton një marrëveshje me kosto të ulët dhe po përgatitet për një ofertë drejt Lecces, që me paraqitjet e fundit të Ramadanit, vlera është rritur, por me më pak se 10 milionë euro klubi milanez do të mund të sigurojë kontratën e tij.

sfidanti.al