Liverpool-Manchester United, histori urrejtjeje

Liverpool dhe Manchester United, dy klubet më të mëdhenj të futbollit botëror, simbol i ndryshimeve të revolucionit industrial, përfaqësues të dy qëndrave të mëdha në Anglinë e shekullit të 20. Nuk ka asnjë ndryshim nëse ndeshjen e shikon nga Bangkoku apo Tajlanda, kudo do të ketë një vije ndarëse mes tifozëve të njërës apo tjetrës skuadër. Dy institucione që era e globalizmit i ka cimentuar edhe më shumë në llogoret e tyre, padyshim rivaliteti më i zjarrtë i futbollit britanik. Që prej vitit 1964 kur Phil Chisnall u zhvendos nga Manchesteri te Liverpooli, asnjë lojtar tjetër nuk ka preferuar të veshë fanellën e rivalëve. Në vitet 50-60 “Djajtë e Kuq” fituan 5 tituj dhe një Ligë Kampionesh, ndërsa dy dekada më vonë, “Të kuqtë” dominuan Europën me 4 tituj kontinentalë.

Fakti që përherë e më shumë po siguronin suksese në distancë, aq më shumë i ashpërsoi marrëdhëniet mes tyre për t’i dhënë jetë një prej armiqësive më të fuqishme në futboll. Në vitin 1985, rivaliteti mori ngjyrime të dhunshme ku huliganët rikonceptuan marrëdhëniet mes dy klubeve por ai që do të vendoste një kufi të ri dhe realisht sportiv në duelin mes dy klubeve do të ishte Sir Alex Ferguson. Vetëm 31 milje i ndajnë dy qytetet por rivaliteti mes ngjyrave të kuqe nuk ka të krahasuar me asnjë duel tjetër në Premier League, madjje armiqësia ka tejkaluar edhe atë që Liverpool mund të ketë me Everton dhe Manchester United me “Citizens”.

sfidanti.al